Breaking News

Real Madrid zbulon të ardhmen e Brahim Diaz

Siç raporton "AS", Brahim Diaz nuk do të largohet nga Real Madrid në formë huazimi. Nuk ndodhi në janar dhe nuk do të ndodh as gjatë verës.
19 vjeçari ka bërë të ditur se nuk dëshiron ndonjë kalim të përkohshëm tek ndonjë skuadër tjetër. Kjo edhe ishte arsyeja pse ai nuk nënshkroi kontratën e re me Manchester City.
Në anën tjetër, skuadra nga Madridi janë të interesuar që lojtarët e rinj të mësojnë prej top yjeve të skuadrës.
Gjithashtu, drejtuesit e skuadrës besojnë se stërvitjet e Diaz me lojtarët e skuadrës së parë do ta ndihmojnë atë të përmirësohet, edhe nëse ai nuk luan shumë në ndeshjet zyrtare.

Tap icon by Icons8

No comments