Barcelona në zi, ish-presidenti ndërron jetë në moshën 87-vjeçare
Për 22 vjet, Nunez udhëhoqi klubin katalanas dhe epoka e tij u shënua me sukses të madh sportiv në të gjitha frontet, përfshirë suksesin e jashtëzakonshëm evropian të Johan Cruffit me ekipin e tij të ëndrrave.
Stili inovativ i menaxhimit i Nunezit ishte dicka e re dhe ndryshe në futbollin spanjoll dhe sipas shumë njerëzve ai e transformoi Barcelonën plotësisht në një klub modern të futbollit.
Nën udhëheqjen e tij stadiumi “Camp Nou” u zgjerua dy herë, akademia La Masia shtoi edhe konvikt për lojtarët, si dhe u krijuan Mini Estadi dhe muzeu i Barcelonës.

No comments