Breaking News

Kjo do të jetë oferta e Bayern Munich drejt Chelseat për Callum Hudson-Odoi


Siç raporton “The Sun”, Bayern Munich është duke përgatitur ofertën që do të dërgojnë tek Chelsea për shërbimet e 18 vjeçarit Callum Hudson-Odoi.
“Blutë” po shpresojnë që të nënshkruajnë kontratë të re me Odoin, mirëpo djaloshi i ri me gjasë dëshiron kalimin në Bundesliga.
Kontrata e djaloshit të ri skadon në verën e vitit 2020, dhe gjasat janë të vogla që ai të qëndrojë në “Stamford Bridge”.
Bayern beson se një ofertë prej 45 milionë euro do të ishte e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e anësorit të ri.
Tap icon by Icons8

No comments