Breaking News

“Jam i dashuruar me gruan time dhe jo me Hudson-Odoi”


Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka mohuar ato që tha kryetari i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, se “ai ka rënë në dashuri” me të riun e Chelseat, Callum Hudson-Odoi.
“Lojtari i vetëm që Hasan ka dashur ta blejë në këtë merkato ishte ky lojtar nga Chelsea, ai ka rënë në dashuri me të”, tha ditë më parë Rummenigge.
Kundërpërgjigjja e Salihamidzic ka ardhur menjëherë, edhe pse Rummenigge mund ta ketë thënë në formë shakaje.
“Ju e dini se i dashuruar jam vetëm në gruan time. Por, jam shumë, shumë i bindur në kualitetet e këtij lojtari”, deklaroi Salihamidzic.
Bayerni gjatë gjithë merkatos së janarit tentoi të marrë talentin e Bluve të Londrës, por në fund, Roman Abramovich, nuk lejoj që një lojtar me të ardhme të ndritur t’i largohet nga "Stamford Bridge".
Madje Chelsea refuzoi një ofertë 35 milionë funte nga Bayerni për lojtarin, për të cilin, drejtori sportiv i klubit gjerman bëri të pamundurën për ta sjellë në “Allianz Arena”, por përpjkjet e tij ishin të pasuksesshme dhe ka premtuar se do të tentojë sërish gjatë verës.
Tap icon by Icons8

No comments