Breaking News

Ramos pas golit të 3: Mos i lejojmë të na shënojnë 6

Njëra ndër fotografitë që ka mbetur më së shumti në mendjen e tifozëve madrilenë, nga disfata 3-0, në shtëpi, kundër Barcelonës, është ajo e fytyrës së Sergio Ramosit pas pësimit të golit të tretë.

Pas penalltisë, të cilën Suarezi e shënoi në stilin “Panenka”, Real Madrid mund të pësonte akoma më shumë gola
Për këtë arsye, kapiteni dhe qendërmbrojtësi spanjoll i “Los Blancos” ua dërgoi një mesazh tejet të rëndësishëm bashkëlojtarëve të tij.
“Le të mos i lejojmë ata të na i shënojnë gjashtë!”, ishte thirrja e Ramosit për bashkëlojtarët e tij, që e bëri të qartë qëllimin e madrilenëve deri në fund të ndeshjes.
Tap icon by Icons8

No comments