Breaking News

Maurizio Sarri: Kepa mori dënimin që meritonte

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka insistuar se portieri Kepa Arrizabalaga do të mbetet opsioni i tij i parë, përkundër se e la në stol në ndeshjen e mbrëmshme kundër Tottenham Hotspur në Premier League.

Kepa u gjobit nga klubi londinez, përkundër që ai dhe Sarri fillimisht kishin insistuar se i gjithë incidenti kishte qenë thjesht një keqkuptim.
“Natyrisht. Mendoj se ishte vendimi i duhur për ta lënë atë në stol. Kepa bëri një gabim të madh. Ai e pagoi gjobën që iu dha prej klubit dhe pastaj pagoi edhe duke e humbur vendin në ekipin e parë”, tha fillimisht Sarri.
“Tani, mendoj se duhet të ndalemi. Kepa do të jetë me në nga nesër. Nuk e di nëse do të jetë në ndeshjen e ardhshme apo jo. Por, në dy apo tri ndeshjet e radhës, patjetër”, deklaroi 60-vjeçari.
Sarri tentoi ta dëshmojë autoritetin e tij në klub, duke e lënë Kepan në stol për ndeshjen kundër Tottenhamit dhe duke e futur Caballeron në vend të tij.
Tap icon by Icons8

No comments