Breaking News

Ole Gunner Solskjaer shkruan historinë te Manchester United

Ole Gunnar Solskjaer ka thyer edhe një tjetër rekord si trajner i Manchester Unitedit, me fitoren e ditës së djeshme kundër Crystal Palace.

Norvegjezi bëhet trajneri i parë në histori të klubit anglez që fiton tetë ndeshje radhazi në transfertë.

Solskjaer i cili kishte vendosur një rekord në historinë e klub, duke fituar gjashtë ndeshjet e para si trajner i Manchester Unitedit, gjë që s’e kishte bërë askush më parë.

Solskjaer e ka turpëruar ish-trajnerin e “Djajve të kuq”, Jose Mourinhon, duke e kaluar me numër të fitoreve pas vetëm 12 ndeshjeve si trajner i kësaj skuadre.
Ende nuk dihet nëse Solskjaerit do t’i ofrohet roli i trajnerit edhe pasi të përfundon ky sezon, pasi që norvegjezi është emëruar vetëm si trajner i përkohshëm, deri në maj të këtij viti, pas shkarkimit të Mourinhos.
Tap icon by Icons8

No comments