Breaking News

Ndërhyrje për karton të zi, Basha bën për spital futbollistin serb (VIDEO)


Kanë mjaftuar 11 minuta lojë që Migjen Basha të marrë direkt karton të kuq në sfidën që Arisi barazoi 1-1 me Panionios, për javën e 21-të të kampionatit grek, duke i lënë kështu të tijtë me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Basha ka ndërhyrë ashpër ndaj lojtarit serb, Novica Maksimovic, duke e goditur me takë drejt e në këmbë.

Për shkak të asaj ndërhyrje, mesfushori serb nuk mundi të vazhdojë lojën dhe u detyrua të zëvendësohet.

Tap icon by Icons8

No comments