Klubet evropiane duan qendër-mbrojtësin e Shqipërisë
Ardian Ismajili, po bën një sezon fantastik me skuadrën e tij të Hajdukut të Splitit.
Qëndërmbrojtësi kuqezi është në radarët e shumë skuadrave të lindjes dhe klubi kroat i Hajdukut vështirë se mund ta mbajë për shumë kohë.
Para disa ditësh ka qarkulluar një lajm se ai kërkohet nga Shakhtar Donietsk, por merkato në Ukrainë u mbyll dhe gjërat mund të shtyhen për në verë.
Kështu që në sulm për të janë hedhur klubet disa ruse sipas asaj që raporton “Slobodnadalmacija”. Këto skuadra janë gati që ta marrin lojtarin që tani pa pritur verën.

No comments