Momenti kur nxirret nga uji trupi i gjetur në aeroplanin e fundosur të Emiliano Sala (VIDEO)
Janë publikuar pamje nga momenti kur është nxjerrë nga uji trupi i gjetur në rrënojën e aeroplanit të fundosur me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala.
Një trup është nxjerrë me sukses nga aeroplani i fundosur, i cili ishte rrëzuar në Kanalin Anglez përderisa me të po udhëtonte futbollisti i Cardiff Cityt, Emiliano Sala.
Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (DHAA) të Britanisë së Madhe konfirmoi dje vonë se viktima, e cila nuk është identifikuar ende publikisht tani do të dorëzohet te autoritetet përgjegjëse.
Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson.
Policia Guernsey kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve. Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private.
DHAA kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey. Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja. Megjithatë, për shkak të motit të keq, tentimet për ta nxjerrë edhe aeroplanin u ndaluan.

No comments