ZYRTARE: Armand Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Sot, në Romë, u mbajt Kongresi i 43 i UEFA-s dhe ndër të nominuarit për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s ishte edhe Duka.
Duka arriti të bëhet shqiptari i parë që merr një pozitë kaq të lartë qeverisëse në kuadër të këtij organi qeverisës të futbollit evropian. Ai fitoi këtë pozitë, pasi i mori plot 36 vota nga 55 të mundshme.

No comments