Futbollisti i Real Madridit: E merituam fitoren ndaj Barcelonës
Lucas Vazquez ka thënë se skuadra e tij meritoi të fitonte mbrëmë kundër Barcelonës në "Camp Nou".
“Është një ndjenjë e ëmbël, aq edhe e hidhur, sepse ne mendojmë se merituam më shumë. Jam i lumtur që arritëm ta shënojmë një gol dhe ndihmuan ekipin, por na mungoi edhe diçka e vogël për ta fituar ndeshjen”, tha Vazquez.
“Unë do t’i pranoj përpjekjet tona për 90 minuta sepse të gjithë vrapuam shumë dhe punuam me shumë intensitet, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Ky është sekreti i këtij grupi. Ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”.
“E kishim planifikuar një ndeshje ku do të bënim shumë presion dhe ta fitonim topin në pjesën e tyre. Këtë arritëm ta bëjmë, veçanërisht para pjesës së parë. Çdo lojtar dha më të mirën dhe të gjithë punuam për të njëjtin qëllim”.
“Afër fundit, patëm disa raste për ta fituar ndeshjen, por nuk ishte e shkruar të ndodhte ashtu. Gara është e hapur dhe ndeshja kthyese do të jetë e vështirë. Do ta kërkojmë fitoren në Bernabeu, para tifozëve tanë. Të gjithë, së bashku, do ta kërkojmë një vend në finale”, përfundoi Vazquez.

No comments