Breaking News

Jordi Alba rinovon kontratën me Barcelonën?

Sipas mediave spanjolle, Barcelona nuk ka ndërmend të heq dorë nga mbrojtësi i majtë, Jordi Alba.

Barcelona i ka bërë një ofertë fillestare spanjollit deri në vitin 2022, por që 29 vjeçari e ka refuzuar atë.
Flitet se lojtari mund të transferohet në Juventus. Mirëpo, drejtuesit e klubit spanjoll duket të jenë të vendosur për ta zhbllokuar këtë çështje.
Kontrata aktuale e Albas skadon në vitin 2020, por drejtuesit e Barçës po e mendojnë një plan tjetër për ta bindur lojtarin të qëndrojë në “Camp Nou”.
Një ofertë më e majme me gjasë do të bënte që ish-futbollisti i Valencias t’i thotë “PO” ofertës së re. 

Tap icon by Icons8

No comments