Di Maria flet pas incidenteve që ndodhën në "Old Trafford"
Angel Di Maria ka bërë të ditur se ai nuk e ka asnjë problem me Manchester Unitedi apo tifozët e këtij klubi, përkundër pritjes që ata i bënë në "Old Trafford".
“Pritja ishte e vështirë që nga minutat e parë të ndeshjes, por unë e dija se një gjë e tillë do të ndodhte. Por, e kam thënë edhe në të kaluar dhe do ta përsëris tani, unë kurrë nuk kam folur keq për njerëzit e këtij klubi”, tha Di Maria.
“Janë disa gjëra që ndodhën dhe njerëzit këtu e morën për të keq. Unë kisha probleme vetëm me trajnerin Louis Van Gaal”, deklaroi Di Maria.

No comments