Ky është kushti i vetëm nëse Chelsea dëshiron të mbajë Eden Hazard në skuadër
Eden Hazard mund të vendos të qëndrojë te Chelsea, por vetëm me një kusht.
27 vjeçari mund të vendos që e ardhmja e tij të mbetet te Chelsea, nëse drejtuesit e klubit vendosin të shkarkojnë Maurizio Sarrin dhe të emërojnë në stol Zinedine Zidane.
Ylli belg në muajt e fundit ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Chelsea, duke qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid.
Trajneri italian po përjeton momente aspak të mira në ‘Stamford Bridge’, ku në ndeshjen e fundit u mund 6-0 nga Manchester City.
Kjo ishte humbja më e thellë e Chelsea në epokën e Abramovich, i cili po mendon të shkarkojë italianin, me Zinedine Zidanen opsionin e parë për të drejtuar skuadrën.
Nëse Abramovich vendos të emërojë Zidanen në krye të Chelsea, ky vendim mund t’ia ndryshojë mendjen edhe Hazardit, për t’iu qëndruar besnik Bluve të Londrës.

No comments