Breaking News

Futbollisti i Manchester United: Ky është Pogba i vërtetë

Anësori francez i Manchester Unitedit, Anthony Martial, ka lavdëruar bashkëkombësin, Paul Pogban për paraqitjet e tij të fundit, duke thënë se ai është duke e shfaqur talentin e tij të vërtetë.

“Ne të gjithë i dimë aftësitë që Paul ka... Paul është Paul. Tani ai po luan me liri, mendoj se kemi filluar ta shohin Paul Pogban e vërtetë duke luajtur dhe shpresoj se kjo do të vazhdojë edhe më tej”, tha fillimisht Martial.
“Ai është lider, flet më shumë në zhveshtore sesa në fushë, ta them të vërtetën. Teknikisht dhe përmes fjalëve, ai është lider në të dyja aspektet. Shpresoj se ai do të vazhdojë duke qenë lider ta çojë skuadrën drejt gjërave të mrekullueshme”.
Tap icon by Icons8

No comments