Breaking News

Klopp: Nuk kam nevojë për ndihmë, jam shumë mirë

Jurgen Klopp ka reaguar ashpër për rrëshqitjen e skuadrës së tij në ndeshjet e fundit dhe ka kërkuar nga lojtarët që të luftojnë për t’u rikthyer në formën e dikurshme.

“Është normale”, u përgjigj Klopp kur u pyet për rezultatin me West Hamin. 
“Nëse doni të jeni në krye të tabelës dhe të shpalleni kampion në fund të sezonit, duhet të tregoni forcën në situata të tilla dhe ka edhe situata më të këqija. Duhet të tregojmë, pasion të vërtetë, dëshirë që duhet të luftojmë”, tha Klopp.
“Kam marrë mesazh këtë javë, dhe mendojnë se unë kam nevojë për ndihmë. Nuk kam nevojë për ndihmë, faleminderit shumë, jam mirë!”.
“Në 11 ndeshjet e fundit City ka humbur 12 pikë ndërsa ne shtatë. Nuk e kam ditur këtë. Është interesante për mua? Jo edhe shumë, por në pikëpamje të jashtme është krejtësisht ndryshe”, vijoi Klopp.
“Më pas City ka humbur kundër tri ekipeve jashtë top gjashtëshes, ne kemi barazuar dy herë”, përfundoi tekniku gjerman.
Tap icon by Icons8

No comments