Breaking News

E pabesueshme, zjarri vret dhjetë futbollistë të rinj në kampin stërvitor të klubit brazilian

Një zjarr i madh i vrau dhjetë futbollistë të rinj dhe i lëndoi tre të tjerë në kampin stërvitor të Flamengos, në Rio De Janeiro të Brazilit. Lajmi është konfirmuar edhe nga departamenti lokal i zjarrfikësve.

Tre të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital dhe, sipas policisë, zjarri filloi në atë pjesë të kampit stërvitor ku flenë zakonisht futbollistët.
“Zjarri filloi në atë pjesë ku ishin duke fjetur futbollistët. Nuk i kemi identifikuar ende viktimat, mirëpo besohet se ata ishin në gjumë dhe për këtë arsye nuk patën mjaftueshëm kohë për t’u larguar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Douglas Henaut.
Tap icon by Icons8

No comments