Edon Zhegrova flet për debutimin e tij te Baseli
Talenti i Kombëtares së Kosovës debutoi duke u futur në lojë në minutën e 84’ në fitoren 2-0 të Baselit kundër Xamax.
Pas ndeshjes, 19-vjeçari ka folur për debutimin me fanellën e Baselit, teksa iu ka premtuar tifozëve që do të vazhdojnë të japin maksimumin në çdo ndeshje, për të ruajtur pozitën e dytë dhe për t’u kualifikuar në Champions League.
“Shumë i lumtur për fitoren dhe debutimin me Baselin. Do të vazhdojmë të punojmë shumë për t’i fituar të gjitha ndeshjet e radhës. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e madhe”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

No comments