Zinedine Zidane vjen te Juventusi me dy yjet e Real Madridit
Nëse Maxi Allegri nuk e fiton këtë sezon UEFA Champions Leaguen, atëherë do të shkarkohet në fund të sezonit.
Me shkarkimin e trajnerit italian, në krye të skuadrës së Juventusit pritet të vije Zinedine Zidane, që aktualisht është i papunë.
Por, trajneri francez nuk do të vije i vetëm në ‘Allianz Stadium’, pasi atij pritet t’i bashkohet edhe Isco me Marcelon. Të dy lojtarët janë shumë afër largimit nga Los Blancosit.

No comments