Breaking News

Batistuta: Për këtë arsye refuzova Real Madridin dhe Manchester Unitedin


Legjenda e Fiorentinës, Gabriel Batistuta, ka treguar përse kishte refuzuar Real Madridin, Milanin dhe Manchester Unitedin gjatë karrierës së tij.

“Kur isha në Fiorentinë, klube si Real Madrid, Manchester United dhe Milan më kërkonin mua, por përfundimisht unë parapëlqeva jetën e qetë në Firencë”, tha 50-vjeçari.

“Unë nuk kam fituar pothuajse asgjë në karrierën time, por unë e konsideroj veten fitues. Jam i tillë sepse u sigurova që Fiorentina të garonte me ekipe të mëdha”, shtoi ai.

“Po të shkoja në Real Madrid, do të fitoja shumë trofe dhe do të shënoja më shumë se 200 gola, ama do të mërzitesha. E njëjta vlen edhe për Milanin”, deklaroi Batistuta.
Tap icon by Icons8

No comments