Breaking News

Zulohen fjalët e Solarit që i tha lojtarëve në dhomat e zhveshjes: Ajaxi po na bën të dukemi si m*t

Real Madridi arriti të marrë një fitore të rëndësishme në "Johan Cruyff Arena", kundër Ajaxit, përkundër që kishin vuajtur për shumicën e pjesës së parë. 

Mirëpo, ngritja e nivelit të lojës së tyre në pjesën e dytë, ku lojtarët e Santiago Solarit u treguan më agresivë dhe luajtën me më shumë intensitet, iu shpagua me një fitore me rezultat 1-2.
Njëri ndër personat më meritor për këtë rezultat është Santiago Solari, i cili arriti t’i motivojë lojtarët e tij, në dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të pjesës së parë, që të kthehen në fushë dhe të luajnë me më shumë energji.
“Jemi duke i lejuar që të na bëjnë të dukemi si m*t dhe nuk duhet t’ia lejojmë këtë gjë”, filloi argjentinasi, duke e ngritur tonin e zërin të tij në dhomat e zhveshjes.
“Duhet të sulmojmë më shumë dhe të gjithë, individualisht, duhet të shkojnë më përpara në fushë dhe t’i rrimë afër lojtarëve të tyre. Me dy kombinime të shpejta, ne do të hapim hapësirë dhe do të krijojmë raste të mira për të shënuar”, ishin fjalët e Solarit. 
Tap icon by Icons8

No comments