Sulmuesi shqiptar shënon super-gol për skuadrën e tij (VIDEO)
Emanuele Ndoj ka qenë protagonist mbrëmjen e djeshme, në Serinë B italiane.
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, shënoi në minutën e 78', një super-gol jashtë zonës.
Në transfertë ndaj Padovës, ishin vendasit që po udhëhiqnin minimalisht me një gol të shënuar në minutën e 57'.
Por Ndoj ia doli të barazonte me një gol mjaft të bukur në minutën e 78', duke i dhënë kështu një pikë Brescias, që mbetet në vendin e parë me 47 pikë.

No comments