Breaking News

​Babai i Salas: Do të jetë një mrekulli nëse Emiliano gjendet i gjallë

Pasi u bë e ditur se aeroplani i zhdukur është gjetur në fund të detit, babai i Emiliano Salas, Horacio, ka thënë se ai nuk mban shpresa që Emiliano do të gjendet i gjallë, por shton se një gjë e tillë do të ishte një mrekulli e vërtetë.

“Nuk mbaj shpresa se Emiliano do të gjendet i gjallë. Do të ishte një mrekulli e vërtetë. Duhet të them se ne jemi dorëzuar nga shpresa se ai do të gjendet i gjallë”, ka thënë Horacio për Canal 13.
“Ne vetëm shpresojnë që të dy trupat të gjendet brenda aeroplanit. Kjo është e gjitha, nuk kam asgjë tjetër për të thënë. Shpresoj se të dy trupat do të jenë aty, kështu që nuk mund t’i japin fund në njëfarë mënyre kësaj tragjedie”.
Sala dhe aeroplani me të cilin po udhëtonte, Piper Malibu, u zhdukën gjatë rrugës nga Nantes në Cardiff, më 21 janar. Policia Guernsey e përfundoi kërkimin të enjten, më 24 janar, pasi nuk gjeti asnjë gjurmë pas tri ditësh kërkime.
Tap icon by Icons8

No comments