Pellegrini: Klopp është mësuar të fitojë me gola OFFSIDE
Trajneri i West Ham United, Manuel Pellegrini, ka thënë se Jurgen Klopp është mësuar të fitojë me gola offside.
“Kloppi është mësuar të fitojë me gola offside. Ai më mposhti mua me një gol shtatë metra në pozitë jashtë loje, kur isha në Malaga, kështu që ai nuk mund të ankohet për asgjë”, ka thënë Pellegrini.
“Ata shënuan një gol nga pozita jashtë loje. Në minutën e fundit ndodhi përsëri e njëjta, Origi ishte afër gjyqtarit dhe ishte një metër në pozitë jashtë loje. Unë kam thënë se duhet ta fitojmë këtë ndeshje për tifozët tanë, por edhe për Manchester Cityn”.
“Unë desha ta ndihmojë Manchester Cityn, pasi që ata janë klubi im. Ndoshta, kjo është arsyeja pse nuk i pëlqeu kjo gjë trajnerit të Liverpoolit”, përfundoi Pellegrini.

No comments