Breaking News

​Presidenti i Barcelonës zbulon mundësinë e transferimit të Iscos

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, ka bërë të ditur se ai fillimisht do të kontaktonte me drejtuesit e Real Madridit para se të bënte ofertë për ta transferuar mesfushorin spanjoll, Isco Alarcon.

"Nëse trajnerët tanë e kërkojnë një lojtar dhe ai lojtar dëshiron të largohet nga Real Madridi, atëherë natyrisht që ne do ta transferonim. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur gjatë kohës sa kam qenë unë këtu", tha Bartomeu.
"Nuk ka asnjë pakt mes neve. Të gjithë tentojnë ta bëjnë skuadrën e tyre më të mirë, më garuese. Isco? Për hir të Real Madridit, unë do të flisja fillimisht me presidentin Florentino Perez", deklaroi Bartomeu.
Tap icon by Icons8

No comments