Tronditet PSG, kaq ditë do të mungojë Neymar Jr
Paris Saint-Germaini ka konfirmuar se Neymari do të mungojë në të dyja ndeshjet kundër Manchester Unitedit në UEFA Champions League, për shkak të lëndimit që pësoi një javë më parë.
Braziliani lëndoi kyçin e këmbës së tij të djathtë gjatë ndeshjes së PSG-së kundër Strasbourgut në Kupën e Francës, më 23 janar.
Gjendja e tij u analizua nga mjekët e klubit të martën dhe tani PSG ka publikuar rezultatet e testeve mjekësore.
26-vjeçari do të mungojë për plot dhjetë javë, që ia pamundëson atij të marrë pjesë në disa nga ndeshjet më të rëndësishme të PSG gjatë këtij sezoni, siç janë ndeshjet e Champions Leagues.

No comments