Arbër zbulon arsyen pse u transferua te klubi francez
Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Arbër Zeneli, dje kaloi ditën e parë me skuadrën e klubit të tij të ri, Stade de Reims.
Në një intervistë për klubin francez, ai e ka zbuluar arsyen që e shtyu ta zgjedhë vazhdojë karrierën e tij në Reims.
“Të jem i sinqertë, kur Reims erdhi dhe ma bëri të ditur se ata ishin të interesuar për mua dhe se unë isha prioritet për ta, unë ndjeva se ata më donin me të vërtetë dhe se ishte prioriteti i tyre për këtë afat kalimtar”, është shprehur ylli kosovar.
“Unë i thashë agjentit tim: ‘Nëse ata më kërkojnë me të vërtetë, atëherë dua të shkoj atje’. Kur fola me ta, e ndjeva se mund të zhvillohem edhe më shumë në Reims dhe të ndërtojmë së bashku diçka. Desha ta shfrytëzoj këtë mundësi”.
“Reims ka një skuadër të re dhe ambicioze, më përshtatet mirë mua, ata janë lojtarë të gjeneratës time dhe unë kam të njëjtën mendësi me ta. Mezi po pres të dal në fushë dhe ta jap më të mirën time për ekipin”, përfundoi 23-vjeçari.

No comments