Shoku i Iscos sulmon ashpër trajnerin e Real Madridit (FOTO)
Mesfushori spanjoll, Isco, ka ruajtur qetësinë në stolin rezervë të Real Madridit përkundër që situata e tij në klub nuk duket aspak e qëndrueshme.
Kjo gjë u bë edhe më e qartë pasi që ai u la përsëri në stol në ndeshjen kundër Real Betisit të dielën.
Megjithatë, këtë qetësi nuk e ka shoku i tij, Aitor Costa, i cili e shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për ta kritikuar trajnerin e Real Madridit, Santiago Solarin, për vendimin e tij.
“Solari ka po aq njohuri për futboll sa kam unë njohuri për inxhinieri” ka shkruar Costa në llogarinë e tij në Instagram, ku vazhdoi duke e quajtur Solarin vrasës të futbollit.


No comments