Cavani i qëndron besnik PSG: Nuk dua të largohem nga ky klub
Edison Cavani po lidhet me një kalim te skuadrat si: Napoli, Manchester United, Chelsea, etj., por vetë futbollisti ka vendosur të qëndrojë në Paris.
Në një intervistë të dhënë për mediat franceze, Cavani theksoi se është i bindur të respektojë kontratën me PSG-në, e cila i lidh palët deri në vitin 2020, ndërsa u shpreh i gatshëm edhe për të qëndruar më gjatë në kryeqytetin francez.
“Unë do të mbetem pjesë e PSG deri në verën e vitit 2020, kur edhe më mbaron kontrata. Por nuk përjashtoj mundësinë e rinovimit, pasi unë jam i kënaqur me klubin dhe PSG gjithashtu e kënaqur me performancat e mia, ndaj , por deri tani nuk kemi diskutuar, pasi kemi edhe 18 muaj ende në kontratën aktuale. Nuk do të luaj edhe për shumë vite, ndaj nuk është se më tërheq ideja për t’u larguar nga PSG”, deklaroi Cavani. /botaefutbollit/

No comments