Breaking News

Willian merr vendimin për të ardhmen e tij

Willian ka qartësuar të ardhmen e tij në Chelsea pas golit të shënuar ndaj Newcastle në “Stamford Bridge”.

“E ardhmja ime është këtu”, tha fillimisht 30-vjeçari.
“Kam edhe një vit e gjysmë në kontratën time, dhe dua të qëndrojë këtu derisa të përfundojë”.
“Nuk e di nëse klubi dëshiron të ma vazhdojë kontratën, mirëpo fokusi im është këtu. Do të doja një kontratë të re. Nëse ata dëshirojnë, atëherë e dua edhe unë. Jam këtu për katër vite e gjysmë, kam fituar tituj. Jam shumë i lumtur”, përfundoi Willian. /albeu.com/
Tap icon by Icons8

No comments