Breaking News

Sarri: Hazard nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij

Trajneri italian i Chelseat, Maurizio Sarri, ka bërë të ditur se ylli belg i skuadrës së tij, Eden Hazard, nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. 

Sipas Sarrit, Hazardi ende nuk e di nëse dëshiron ta rinovojë kontratën me Chelsean, apo ta bëjë realitet ëndrrën e tij për të qenë lojtar i Real Madridit.

“Ai nuk ka vendosur ende nëse dëshiron të qëndrojë këtu ose nëse dëshiron të provojë diçka të re me ndonjë klub të ri. Nuk e di saktësisht si është situata, por mendoj se, për momentin, Eden nuk e di se çfarë do të vendosë për të ardhmen e tij”, ka thënë trajneri 60-vjeçar.
“Nganjëherë, më pëlqen ai më shumë kur flet me këmbët e tij. Mendoj se ai ka thënë se trajnerët i thonë atij se duhet të punoj më shumë. Edhe unë mendoj se ai duhet të bëjë më shumë, sepse ai ka më shumë potencial sesa që e tregon në paraqitjet e tij”, është shprehur Sarri.
“Ai duhet të ketë respekt, pikë së pari ndaj vetes. Ai duhet të punojë më shumë”, deklaroi Sarri. 
Tap icon by Icons8

No comments