Breaking News

Ish e dashura e Sala: Zhdukja e tij ishte planifikuar nga mafia e futbollit

Ish e dashura e Emiliano Salas, Berenice Skhair, ka ngjallur shumë debat përmes një postimi të saj në rrjetet sociale. Ajo pretendon se zhdukja e aeroplanit me të cilin po udhëtonte Sala ishte planifikuar nga mafia e futbollit.

“Hetojeni këtë rast dhe mafian e futbollit sepse unë nuk besoj se ky është vetëm aksident. E vetmja gjë që dua është që ta gjejnë atë”, ka shkruar Skhair
“Për shkak të respektit për familjen, unë preferoj të pres. Por, gjatë ditëve në vazhdim, do të them gjithçka që më duhet ta them”.
Kërkimi për ta gjetur Salan dhe bashkudhëtarin e tij u ndalën mbrëmë, ndërsa sot policia i ka filluar kërkimet përsëri. Policia beson se Sala dhe piloti mund të kenë shpëtuar, duke u futur në një varkë shpëtimi.
Tap icon by Icons8

No comments