Breaking News

Cardiff nuk merr përgjegjësi për rrëzimin e avionit privat ku ndodhej Emiliano Sala

Kryetari i klubit i Cardiff City, Mehmet Dalman ka thënë se avioni “Piper PA-46 Malibu” me të cilin udhëtonte Emiliano Sala nga Nantes në Cardiff nuk ishte marrë nga klubi i Premier Leagues.

Ka pasur raporte që avioni ishte në pronësi të klubit, por Dalman ka thënë se ata dëshironin që lojtari i tyre i ri të fluturonte me avion komercial.
“Mund të them në mënyrë kategorike që avioni nuk ka të bëj asgjë me Cardiff City”, ka thënë ai për Wales Online.
“Ne nuk ishim përfshirë në rezervimin e avionit. Në fakt, ne po përpiqemi që të kuptojmë saktësisht atë që ndodhi”.
“Klubi është i involvuar në këtë ngjarje dhe ne dëshirojmë të gjejmë përgjigjet për të”.
“Ne folëm me lojtarin dhe e pyetëm atë nëse ai dëshiron që ne ti aranzhojmë fluturimin e tij, i cili, në të vërtetë do të ishte një avion komercial”, dekalroi Dalman.
Tap icon by Icons8

No comments