Breaking News

Ronaldo i pranishëm në stadium, Cristiano Jr dhuron spektakël kundër Perugias

E shtuna ishte një pasdite krejtësisht ndryshe për Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i Juventusi ishte i pranishëm në një ndeshje për ta parë të birin, Cristiano Junior.

Superylli portugez qe i pranishëm në Vinovo për ta parë të birin, Cristiano Juniorin, duke luajtur për Juventus U-9 kundër Perugia U-9.
Cristiano Junior pati një ndeshje fantastike, sepse i shënoi plot pesë gola.
Pas ndeshjes, Ronaldo bëri fotografi me të dy ekipet U-9 duke i gëzuar pa masë fëmijët. Ata nuk mund të besonin se luajtën një ndeshje që u shikua nga njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit

Tap icon by Icons8

No comments