Breaking News

Gattuso flet për lënien jashtë të Higuanit në ndeshjen kundër Genoas

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka insistuar se transferimi i Gonzalo Higuainit në Chelsea nuk është vendosur ende, derisa ka shpjeguar arsyet e mungesës së argjentinasit në ndeshje e së hënës ndaj Genoas.

Gattuso ka thënë se e ka lënë Higuainin në shtëpi sepse mendërisht ai nuk është në gjendje të luajë ndaj Genoas.
“Asgjë nuk është vendosur akoma, prandaj duhet të flisni me drejtorin e Milanit, Leonardon”, tha Gattuso në konferencë për media.
“Do të jem i sinqertë me ju, që prej së jam këtu, dje ishte njëra prej seancave stërvitore më të këqija e Higuainit. Të gjitha këto fjalë nuk i bëjnë mirë atij. Kam folur me Higuainin. Dua t’i shoh lojtarët që janë mendërisht të gatshëm, dhe Higuaini nuk është për momentin. Nuk jam i zhgënjyer me të, sepse edhe unë kam qenë lojtar. Kam bërë gjithçka që kam mundur dhe ai është sjell shumë mirë tërë kohën”, deklaroi Gattuso.
Tap icon by Icons8

No comments