Breaking News

Legjenda e Manchester United kritikon ashpër mesfushorin e Chelseat

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Rio Ferdinand, e ka kritikuar ashpër mesfushorin e Chelseat, Jorginho, pas humbjes ndaj Arsenalit.

“Jorginho është lojtar që e krijon tempin e lojës. Nëse ia pason topin në mesfushë, ai është shumë i mirë”, tha Ferdinand për BT Sport.
“Sa asiste ka bërë ai këtë sezon? Rreth 2000 pasime, asnjë asist. Ai nuk është mbrojtës i mirë. Përsëri, në një ndeshje si kjo kundër një ekipi të madh, të tjerët vrapojnë shumë më shpejt se ai”, shtoi ai.
“Ai nuk mund të vrapojë”, përfundoi Ferdinand.
Tap icon by Icons8

No comments