Manchester United merr një lajm fantastik para ndeshjes kundër Tottenhamit
Manchester Unitedi ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes ndaj Tottehamit në Premier League këtë javë, pasi mesfushori francez, Paul Pogba, është rikthyer nga lëndimi.
"Ai u duk mirë nga fundi, prandaj do të jetë i gatshëm. Kishte ca probleme, por doli mirë në stërvitjet e fundit, prandaj do të jetë shëndosh e mirë", tha norvegjezi.
Solskjaer ka bërë një fillim të përkryer si trajner i Unitedit që prej se e mori detyrën duke e zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinhon më 19 dhjetor. Ai i ka fituar të gjitha pesë ndeshjet deri tani.

No comments