Breaking News

E çuditshme, 51-vjeçari nënshkruan kontratë profesionale me klubin japonez

Për Kazuyoshi Miura mosha është pengesa e fundit për t'ia parandaluar atij shijimin e futbollit.

Kazuyoshi Miura ka nënshkruar kontratë të re me Yokohama FC, vetëm një muaj pa i mbushur 52 vjeç.
"Mendoj se dua të ballafaqohem me futbollin dhe të shkoj në stërvitje çdo ditë me fuqi maksimale", tha Miura.
Sulmuesi japonez është duke vazhduar karrierën e tij të shquar, që e nisi në vitin e largët 1986. Tani, ai luan për Yokohama, skuadrën që bën gara në nivelin e dytë të futbollit japonez.
Ai shkroi historinë kur u bë lojtari i parë japonez që luan në Serie A, duke e veshur fanellën e Genoas në sezonin 1994-95. Miura luan për Yokohama që prej vitit 2005, kur ishte 38 vjeç.
Tap icon by Icons8

No comments