Maurizio Sarri zbulon të ardhmen e Willian
Maurizio Sarri ka thënë se anësori brazilian Willian nuk do të lejohet të largohet nga Chelsea në janar, pas lajmeve se Barcelona është e gatshme të rinegociojë për transferimin e tij.
"Nuk më thanë asgjë për këtë dje. Nuk ia kam ide", tha fillimisht tekniku italian.
"Duhet të pyesni klubin për tregun e transferimeve, sepse nëse më pyesni mua për tregun, atëherë më fusni në telashe, sepse nuk ia kam idenë si të përgjigjem. Willian është shumë i rëndësishëm për ne", deklaroi ai.

No comments