Rashica: Jam i lumtur për golin që shënova
Milot Rashica i cili i dha fitoren Werder Bremenit kundër Hannoverit është shprehur i lumtur për marrjen e tre pikëve.
Në një intervistë pas ndeshjes, ylli kosovar shpjegoi sesi i ka tejkaluar vuajtjet pas formës jo të mirë në fillimin e tij në Bundesligë.
“Nganjëherë shënon nga 30 metra largësi, e nganjëherë del huq nga dhjetë metra afërsi. Unë thjesht tentoj t’i harroj ato raste [të humbura] dhe të përqendrohem në detyrat e ardhshme”, tha Rashica pas ndeshjes.
“Për mua ka qenë shumë e vështirë kur erdha në Werder, ishte një dallim i madh [me ligën holandeze]”, .
“Jam shumë i lumtur. Këto pikë janë shumë të rëndësishme për ne. Goli do të më japë vetëbesim. Unë e di se mundësitë vijnë nëse punon fort. Shanset më kanë ardhur”, përfundoi 22-vjeçari.

No comments