Breaking News

Ish-sulmuesi i Manchester United: Solskjaer duhet të jetë trajneri i kësaj skuadreje

Sipas ish-sulmuesit legjendar të Manchester Unitedit, Andrew Cole, drejtuesit e “Djajve të kuq” nuk duhet të kërkojnë trajner tjetër nëse Ole Gunnar Solskjaer vazhdon ta drejtojë ekipin ashtu siç është duke bërë tani.

“Unë e shikoj Olen dhe e shoh se ai është student i lojës. Ai është përgatitur të marrë shumë informata dhe t’i studiojë të gjitha ndeshjet. Ai bën atë atë vlerëson si më të mirën për skuadrën”, ka thënë Cole.
“Kur e shikoj atë, e shoh si flet për Sir Alex Fergusonin, si i shfrytëzon gjërat që i ka mësuar nga Fergusoni. Ole gjithmonë tenton ta marrë më të mirën prej lojtarëve të tij dhe pas çdo ndeshje ai del në fushë bashkë me lojtarët”.
“Si mund ta mbash punën? Duhet të fitosh ndeshje. Nëse ai vazhdon ta bëjë këtë, atëherë askush nuk mund ta emërojë dikë tjetër në vend të tij. Nëse kjo vazhdon dhe Manchester Unitedi mposht PSG në Champions League dhe fitojnë kundër Burnleyt në mesjavë, atëherë klubi s’ka pse të kërkojë trajner të ri”, përfundoi Cole.
Tap icon by Icons8

No comments