Gattuso flet për largimin e Higuainit nga Milan
Gennaro Gattuso është shprehur i gatshëm që të vazhdojë përpara, duke thënë se Gonzalo Higuain i takon të kaluarës tashmë.
“Nuk dua të flas për Higuainin. Ai mori vendimin e tij dhe tani i takon së kaluarës”, ka thënë trajneri i Milanit.
Higuain qëndroi në Milan për gjashtë muaj në formë të huazimit, mirëpo të mërkurën kaloi te Chelsea në formë të huazimit nga Juventusi deri në fund të këtij sezoni.
Ndërsa te kuqezinjtë erdhi sulmuesi polak, Krzysztof Piatek, nga Genoa, po ashtu në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit për 35 milionë euro.

No comments