Elseid Hysaj transferohet te Atletico Madrid ?
Elseid Hysaj pritet të largohet nga Napoli, pasi që nuk është më i preferuari i Carlo Ancelottit.
Transferimi i tij te Chelsea duket çështje ditësh, pasi Maurizio Sarri ka punuar më parë me lojtarin dhe dëshiron ta ketë në Londër.
Megjithatë, së fundmi, një ekip i ri ka dalë në skenë për shërbimet e mbrojtësit shkodran.
Sipas “Calciomercato”, futbollistin e kombëtares e kërkon edhe Atletico Madrid. Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën mbrojtësi i Shqipërisë.
Të dy skuadrat e interesuara janë të nivelit të lartë dhe do të ishte një hap i rëndësishëm për Hysajn.

No comments