Moratti: Icardi ka të drejtë të kërkojë rritje page
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se Mauro Icardi ka të drejtë që të kërkojë rritje page nga klubi zikaltër.
“Çdo vit është nga një problem për rinovimin e Icardit”, tha fillimisht Moratti.
“Mendoj se lojtari ka të drejtë që të mendojë për një kontratë më të mirë, mirëpo mendoj se klubi ka formuluar një strategji për ta mbajtur atë në ekip”, dekalroi Moratti.
Agjentja e Icardit, që është bashkëshortja e tij, Wanda Nara, ka kërkuar një pagë prej 9 milionë eurove për sezon. /botaefutbollit/

No comments