Çmendet Barcelona, kërkon të rikthejë në skaudër yllin brazilian
Barcelona duket se është e “dashuruar” me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar Jr. Ata kanë nisur tratativat që të hyjnë përsëri në bashkëpunim me klubin parizien, por kësaj here për të siguruar shërbimet e sulmuesit dhe jo për t’i shitur.
Ata duken shumë të dëshpëruar dhe janë të penduar që kanë lënë të lirë numrin 10-të të PSG. Plani i katalanasve është tepër i thjeshtë, por vetëm në letër. Philippe Coutinho mund të jetë “karremi” për të arritur edhe një herë të Neymar.
Sipas “London Evening Standard”, i skarifikuari është ish-mesfushori i Liverpool. Pasi derdhën “djersë” për ta marrë, sepse “The Reds” ia bënë shumë të vështirë, ata janë të gatshëm që ta lënë të shkojë në rast se lojtari i ekipit kryeqytetas të Francës mbërrin në “Camp Nou”.
Drejtuesit e Barçës do të përpiqen me gjithë forcat e tyre për ta rikthyer edhe një herë Neymarin, edhe pse kësaj here duhet bërë një sforcim më të madh se në kohën kur ai mbërriti nga Santos.

No comments