Portieri i Manchester Cityt: Fitorja ndaj Liverpool ishte çështje jetë a vdekje
Portieri i Manchester City, Ederson Moraes ka bërë të ditur se sa e rëndësishme ka qenë fitorja e Cityzens përballë Liverpool.
“Për ne, ishte çështje jetë a vdekje. I dinim rrethanat e asaj ndeshje. Humbja dhe barazimi nuk ishin opsion” tha Ederson për Sky sports.
“Ne shikuam vetëm për fitoren, dhe bëmë një lojë të mrekullueshme. Ishte ndeshja më e mirë në Premier League deri më tani, dhe shpresoj se do të vazhdojmë në nivele të njëjta tani e tutje”, deklaroi portieri brazilian. /botaefutbollit/

No comments