Breaking News

Mats Hummels largohet nga Bayern Munich ?

Bayerni mori një fitore të madhe mbrëmë kundër Leipzigut me rezultatin minimal 1-0 në "Allianz Arena", duke ngushtuar distancën ndaj Borussia Dortmund, në vetëm gjashtë pikë.

Hummels ishte titullar dhe e ndihmoi skuadrën e tij ta mbante portën të paprekur në atë që mund të provojë të jetë një fitore vitale, pasi bavarezët janë në ndjekje të një tjetër titulli të Bundesligës.
Dhe tani duket qartë se Hummels do të vazhdojë të luajë një rol kryesor në “Allianz Arena” për pjesën tjetër të sezonit, pasi Karl-Heinz Rummenigge tha se qendërmbrojtësi nuk do të shkojë askund këtë dimër.
"Ne patëm një bisedë me Mats disa ditë më parë, dhe ai do të luajë për Bayern Munich deri në fund të sezonit”, - tha shefi i klubit bavarez për gazetarët. 
Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, beson se bisedimet me Hummels, mbi situatën e tij, shkuan mirë:
"U ulëm dhe diskutuam me Mats, ishte një bisedë e mire. Ai ndihet shumë mirë në Munich. Nëse një lojtar nuk luan gjithmonë, është e qartë se ka diskutime. Mats donte të fliste me ne. Ne shpjeguam pikëpamjen tonë ndaj tij dhe ai shpjegoi pikëpamjen e tij. Unë mendoj se kemi ardhur në një emërues të përbashkët".
Tap icon by Icons8

No comments