Breaking News

Zanetti: Mourinho është edhe do të mbetet një trajner i shkëlqyer

Legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka folur në lidhje me shkarkimin e Jose Mourinhos nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit.

“Mourinho do të mbetet gjithmonë një trajner i shkëlqyer. Ai ka punuar mirë në Real Madrid dhe në Manchester, sepse ka fituar disa trofe, pastaj pati disa vështirësi në menaxhimin e grupit”, tha fillimisht Zanetti.

“Të gjithë trajnerët kalojnë periudha të vështira, por duke e njohur atë, ai do të dëshirojë të kthehet në maje sa më shpejt që është e mundur.

“Më vjen keq, sepse nuk jemi mësuar ta shohim në atë gjendje”, u shpreh  Zanetti. /botaefutbollit/
Tap icon by Icons8

No comments