Breaking News

Gjest i mrekulleshëm nga Messi, dhuron 100 mijë euro në Argjentinë


Përmes shoqatës së tij të bamirësisë, ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka dhuruar 100 mijë euro për produktet thelbësore të përkujdesjes shëndetësore, për provincën Chacho të Argjentinës.

Argjentinasi i dërgoi këto produkte në atë regjion përmes UNICEF-it, organizatë kjo të cilën ai e përfaqëson dhe që është nga sponsorët e klubit ku luan Messi, Barcelonës.

300 çanta shpine të mbushura me produkte sanitare, si ndihma e parë, janë dërguar në vendlindjen e Messit gjatë periudhës nëntor 2017 – shtator 2018.

Për më tepër, 240 furnizime të tjera u shpërndanë në qendra të ndryshme të atij rajoni, me qëllim për t’iu ndihmuar pacientëve nëpër qendrat mjekësore të asaj zone.
Tap icon by Icons8

No comments